skicë
SKICË f.
- 1. Vizatim që paraqet vetëm vijat kryesore të diçkaje dhe që mund të plotësohet më pas. Skicë me laps. Skicë nga natyra. Skicë sipas kujtesës. Bëri një skicë.
- 2. Vizatimi me pak vija i një vepre artistike, i një ndërtimi, i një makine etj., që përmban të dhënat e nevojshme për përgatitjen e plotë të tyre. Skicat e tablosë. Skicat e dekoret (e skenës). Skica e fabrikës. Skicat për kostumet e shfaqjes. Skica e një detali. Përgatit skicat. E bëri sipas skicës.
- 3. Plani paraprak i një vepre letrare në vijat kryesore. Skica e romanit (e dramës, e tregimit).
- 4. let. Përshkrim i shkurtër faktesh e ngjarjesh, të jetuara a të para drejtpërdrejt nga autori, që paraqiten me një stil të thjeshtë e të rrjedhshëm, zakonisht në shtypin periodik. Skicë letrare.