skicoj
SKICOJ kal.
- 1. Vizatoj diçka duke paraqitur vetëm tiparet kryesore; bëj një vizatim me disa vija kryesore, si punë paraprake e përgatitore për ta plotësuar më pas. Skicoi një portret (një tablo). Skicoi me laps fytyrën e një punëtori. Skicon pamje nga jeta në fshat.
- 2. Bëj skicën e diçkaje, bëj vizatimin me pak vija të një sendi, pajisjeje etj., që përmban të dhënat e nevojshme për ta prodhuar. Skicoi pjesët e ndërrimit. Skicoi një galeri miniere.
- 3. Paraqit diçka në tiparet kryesore e në vijat më të përgjithshme. Skicoi një kooperativist (për një vepër letrare).