SKLLAVËRUES m.

  • Ai që nënshtron dhe shtyp si skllevër të tjerët ose që përpiqet t'i bëjë skllevër të tjerët; ai që kërkon t'u rrëmbejë lirinë dhe pavarësinë popujve. Skllavëruesit e huaj (imperialistë, fashistë). Lufta e popullit kundër çdo skllavëruesi.

SKLLAVËRUES mb.

  • Që e vë dikë në gjendjen e një skllavi, që i heq çdo liri e pavarësi, që e nënshtron dikë si skllav; robërues. Sistem skllavërues. Traktat skllavërues. Huara skllavëruese. Politikë skllavëruese. Kanune skllavëruese.