SKLLAVOPRONAR m. hist.

  • Përfaqësuesi i klasës sunduese në sistemin shoqëror që mbështetej në shfrytëzimin e punës së skllevërve; ai që zotëronte skllevër, pronar skllevërish. Skllavopronarët romakë (grekë). Skllavopronarët e shteteve jugore të Amerikës. Shteti i lashtë i skllavopronarëve. Ndarja e parë e madhe me klasa në skllavopronarë dhe në skllevër.

SKLLAVOPRONAR mb.

  • Që ka të bëjë me skllavopronarinë; që mbështetet në shfrytëzimin e punës së skllevërve. Rendi skllavopronar. Shoqëria e lashtë skllavopronare.