SKOLASTIK m.

  • 1. Ithtar i skolastikës (si doktrinë filozofike). Skolastikët e mesjetës.
  • 2. Njeri i shkëputur nga jeta e gjallë, që arsyeton në mënyrë abstrakte e të pafrytshme dhe që kapet pas formës së jashtme të gjërave. Skolastik i pandreqshëm.

SKOLASTIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me filozofinë e skolastikës, i skolastikës. Filozofët skolastikë. Teori idealiste skolastikë.
  • 2. fig. Që është i shkëputur nga jeta e gjallë; që kapet pas formës së jashtme, në dëm të thelbit të gjërave, dhe që mbështetet në arsyetime të thata e të pafrytshme, pa marrë parasysh të dhënat e përvojës e të praktikës. Arsyetime skolastikë. Trajtim skolastik. Paraqitje skolastikë.
  • 3. fig. Që u jep rëndësi të tepruar gjërave të vogla e të dorës së dytë, pedant. Mësues skolastik.