skulpturor
SKULPTUROR mb.
- 1. Që ka të bëjë me skulpturën ose me veprat e skulpturës, i skulpturës ose i veprave të skulpturës. Vepra skulpturore.
- 2. fig. Që ka hijeshinë dhe madhështinë e një skulpture; që ka tipare të gdhendura dhe të theksuara mirë; i skalitur. Kokë skulpturore. Fytyrë skulpturore. Vargje të fuqishme skulpturore.
- Grup skulpturor art. shih te GRUP,~I.