skuqem
SKUQEM vetv.
- 1. vet. veta III. Merr një ngjyrë të kuqe ose të kuqërremtë, bëhet i kuq. U skuq qielli. Skuqen gjethet në vjeshtë.
- 2. vet. veta III. Merr një ngjyrë të kuqërremtë kur fillon të piqet (për frutat, perimet). Skuqen domatet (qershitë). Skuqet rrushi.
- 3. vet. veta III edhe fig. Lyhet, njomet (me gjak). Rrugët u skuqën me gjak.
- 4. vet. veta III. Merr një ngjyrë të kuqërremtë kur fërgohet në zjarr me yndyrë. U skuq mishi. U skuq qepa. Patatet nuk qenë skuqur mirë.
- 5. vet. veta III. Nxehet në zjarr sa merr ngjyrë të kuqe (kryesisht për metalet). U skuq hekuri. U skuq masha (teli).
- 6. Bëhem i kuq në fytyrë a në një pjesë tjetër të trupit nga ardhja e gjakut me shumicë në sipërfaqe për shkak të të ftohtit, të të nxehtit etj.; bëhem i kuq në fytyrë nga zemërimi, nga turpi ose nga një ndjenjë tjetër e fortë. Iu skuqën faqet (duart, gishtat). I janë skuqur sytë nga pagjumësia. I është skuqur gryka. Është skuqur shumë në diell. U skuq nga zemërimi (nga turpi). U skuq flakë (si piperkë). U skuq gjer te veshët
- a) u zemërua keq;
- b) i erdhi shumë turp;
- c) (nga gëzimi) u gëzua pa masë, i erdhi shumë mirë. Skuqej kur fliste. Skuqet e merr flakë zemërohet lehtë.
- 7. E ndiej veten të turpëruar, më vjen turp për diçka. Skuqet kur mbetet prapa. Të mos skuqemi para shokëve! Nuk e ka për gjë, nuk skuqet fare. E bëj të skuqet e turpëroj, e bëj t'i vijë turp. As skuqet (kuqet) as verdhet (zverdhet) është i pacipë, s'di ç'është turpi.
- 8. Pës. e SKUQ.
- Si skuqet faqja (fytyra) edhe poh. nuk e zë turpi, nuk ka turp, është i pacipë. Skuqet (fërgohet, tiganiset, cingariset) me dhjamin e vet shih te DHJAM/Ë,~I.