SKUQUR mb.

  • 1. Që ka marrë ngjyrë të kuqe a të kuqërremtë. Domate të skuqura domate të pjekura.
  • 2. Që është fërguar me yndyrë, i fërguar, i tiganisur. Mish i skuqur. Patate të skuqura. Qepë e skuqur.
  • 3. Që është nxehur sa ka marrë ngjyrë të kuqe. Tel i skuqur. Hekur i skuqur.
  • 4. Që është bërë si i kuq në fytyrë a në një pjesë tjetër të trupit nga ardhja e gjakut me shumicë për shkak të të ftohtit, të të nxehtit, të ndonjë sëmundjeje etj. I ka grykët të skuqura. Me sy të skuqur.
  • 5. fig. bised. Që ka sedër e cipë, që turpërohet lehtë. Është vajzë e skuqur.