SNOBIZËM m.

  • Prirje e sëmurë për të ndjekur mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një klase, të një shtrese a të një grupi që mendohet si më i lartë e më i zgjedhur në një shoqëri me klasa shfrytëzuese; shija e sëmurë për t'i pëlqyer gjërat vetëm pse janë të huaja, të jashtëzakonshme e të stërholluara, pa shikuar vlerën e vërtetë të tyre. Për snobizëm. I shtyrë nga snobizmi.