socialdemokraci
SOCIALDEMOKRACI f.
- 1. Rrymë politike e ideologjike që lindi në fillim në lëvizjen punëtore ndërkombëtare, por u bë më pas përfaqësuese e interesave të mikroborgjezisë e të aristokracisë së klasës punëtore dhe mbron rendin kapitalist në fuqi, duke përhapur pikëpamje oportuniste e reformiste dhe duke luftuar lëvizjen revolucionare të proletariatit.
- 2. Emër i disa partive punëtore në shekullin XIX dhe i disa partive në shekullin tonë. Socialdemokracia gjermane (ruse, austriake). Krerët e socialdemokracisë së djathtë.