soditës
SODITËS m.
- 1. Ai që vështron diçka pa u ngutur dhe me ëndje. Soditësit e natyrës.
- 2. Ai që vështron rrjedhën e ngjarjeve pa u përzier në punën e të tjerëve e pa u shqetësuar për të, ai që rri mënjanë e bën sehir, spektator. Soditës i thjeshtë. Rri si soditës. Nuk qëndrojmë si soditës të ngjarjeve.
SODITËS mb.
- 1. Që shpreh vëmendje dhe që bëhet pa u ngutur e me ëndje, kundrues (për mënyrën e vështrimit). Vështrim soditës.
- 2. Që vështron rrjedhën e ngjarjeve, pa u përzier në punën e të tjerëve e pa u shqetësuar për të, që rri mënjanë e bën sehir; që nuk merr pjesë në një punë a veprimtari, ndonëse është i pranishëm. Qëndrim soditës. Nuk qëndrojnë në pozita soditëse.