sofat
SOFAT m.
- 1. Vend për të ndenjur përpara portës së shtëpisë, i bërë zakonisht prej gurësh të mëdhenj katërkëndësh të vendosur rrëzë murit në rrugët e ngushta të qytetit ose në fshatra. Sofat i gurtë. Guri i sofatit. Rrinin në sofat. U ul në sofatin e portës.
- 2. Vend i ngritur si prag për të vënë diçka ose për ndonjë qëllim tjetër. Sofati i qilarit të bulmetit. Sofat rreth trungut të një rrapi.
- 3. shih SOFA,~JA 1. Dhomë me sofat.