SOFIST m.

  • 1. hist. Emërtim i një grupi dijetarësh në Greqinë e lashtë, mësues të filozofisë e të gojëtarisë, që dalloheshin për arsyetimet e holla, të mbështetura në logjikën formale, por që më pas braktisën çdo parim dhe përpiqeshin me mënyra të rreme të mbronin ose të rrëzonin njësoj si të vërtetën e të drejtën, ashtu edhe të shtrembrën. Sofistët grekë të shekujve IV-V para erës së re.
  • 2. keq. Ai që përdor sofizmat për ta paraqitur si të vërtetë diçka që duket qartë se është e rreme. Arsyetime prej sofisti.