soj
SOJ m.
- 1. Fisi ose rrethi nga e ka prejardhjen dikush. Soj i mirë (i keq). Prej soji të lartë (të ulët). S'u shkon për soj. S'e kanë për soj.
- 2. Tërësia e njerëzve të afërt nga lidhjet familjare; farefisi, gjiria. Nga soji i babait (i nënës). Nga soji i nuses. Soji e sorollopi. mospërf. bised. farefisi i afërm dhe i largët. Janë soj. Një gjak e një soj.
- 3. vjet. Familje që quhej si më e mirë e më e fisme, derë e mirë. Nuse soji. Djalë soji.
- 4. Lloj, farë. Dy sojesh. Nga të gjitha sojet. Këto soj fletoresh.
- 5. biol. Grup organizmash të të njëjtit lloj, që dallohen për disa tipare të veçanta. Soj malor. Soj i ri. Soj me rendiment të lartë. Sojet e misrit.