sondë
SONDË f.
- 1. Pajisje për të bërë shpime të thella në tokë, që ka si pjesë kryesore një shtagë metalike me një kokë të posaçme dhe që zakonisht rrotullohet nga një motor. Sondë shpimi (kërkimi). Kullat e sondave. Ngritën sondën.
- 2. mjek. Vegël mjekësore në trajtën e një gypi të hollë, që futet brenda një organi të trupit për të hetuar një sëmundje ose për qëllime mjekimi. Larja e stomakut me sondë. I vuri (i futi) sondën. E ushqejnë me sondë.
- 3. spec. Pajisje e posaçme, që lëshohet në ujë ose që ngrihet në ajër me balonë për qëllime studimi. U shuan një sondë.