sovran
SOVRAN m.
- Kryetari i një shteti me regjim monarkik, mbret ose perandor.
SOVRAN mb.
- 1. Që gëzon sovranitet; që ka të bëjë me sovranitetin. Shtet sovran. Të drejtat sovrane. Jemi të lirë e sovranë.
- 2. Që është i lirë e i pavarur për të ushtruar pushtetin më të lartë pa iu nënshtruar dikujt tjetër. Popull sovran. Sundimtar sovran.
- 3. Që i përket dikujt me të drejtë dhe me ligj; që qëndron më lart se çdo gjë. Të drejtat sovrane të popullit. Interesat sovrane të popujve.