spahi
SPAHI m. hist.
- Feudal në Perandorinë Osmane, të cilit i jepej një pronë (timar) dhe e drejta për të vjelë detyrimet nga bujqit, me kusht që të shkonte në luftë si kalorës me një numër të caktuar ushtarësh. Timari i spahiut. Ushtria e spahinjve. Fshatarët vuanin nga bejlerët, pashallarët e spahinjtë. I pinte të gjallë spahiu.