SPANGO f.

  • 1. Fill i trashë e i fortë, i dredhur zakonisht prej kërpi; një copë e këtij filli. Spango e dyllosur. Spango prej kërpi (prej liri, prej letre). Top me spango. Lidh me spango. U këput spangoja.
  • 2. Filli i gjatë, në të cilin varet plumbçi i muratorit për të parë drejtimin e faqes së murit a të një qosheje. I vuri spangon murit. E ka bërë me spango.
  • I lëshoi spangon diçkaje shih te LËSHOJ.