spastrues
SPASTRUES m.
- Ai që merret me heqjen e papastërtive në një vend; ai që merret me pastrimin e diçkaje, pastrues.
SPASTRUES mb.
- 1. Që bëhet a që shërben për të hequr papastërtitë ose gjërat e tepërta në një vend; pastrues. Punë spastruese.
- 2. Që bëhet për të zhdukur mbeturinat e shfaqjet e huaja e të dëmshme ose për të larguar nga një detyrë, nga radhët e një organizate etj., ata që nuk e meritojnë atë vend ose që mund të dëmtojnë punën. Veprim (ndikim) spastrues. Masa spastruese.