specifik
Shqip
redaktoniMbiemër
redaktonispecifik mb.
- libr. Që është karakteristik dhe i veçantë për një send, për një dukuri a për një njeri ose për një grup të caktuar dhe që i bën të dallohen nga të tjerët; krejt i posaçëm, i një tipi të veçantë. Ligje specifike. Metodë specifike. Kushte (rrethana) specifike. Vështirësi specifike. Interesat specifike të një klase.
- spec. Që ka të bëjë me njësitë e matjes së trupave e të dukurive duke i krahasuar me diçka që merret si e qëndrueshme. Pesha specifike fiz. shih te PESH/Ë, ~A 2. Nxehtësia specifike. fiz. sasia e nxehtësisë që duhet për të ngritur një gradë një gram të një lënde.
- mjek. I shkaktuar nga mikrobe të njohura, që luftohen me barna të posaçme (sidomos për tuberkulozin e sifilizin). Mjekim specifik mjekim me barna që veprojnë drejtpërdrejt mbi mikrobet.
- Pesha specifike përpjesëtimi i diçkaje në një tërësi; roli ose vendi që zë diçka në një tërësi.