SPEKULIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SPEKULOJ, SPEKULOHET. Spekulimet me drithin. Spekulimet me tokat. Spekulimet në bursë. Lufta kundër spekulimeve dhe tregut të zi. Fushë spekulimesh e fitimesh për kapitalistët. Bënin spekulime. Merrej me spekulime.
  • 2. fig. Shtrembërim i së vërtetës, i fakteve etj. në dëm të dikujt, duke përdorur metoda të stërholluara e duke shfrytëzuar mirëbesimin e të tjerëve; dallavere, mashtrim. Spekulime politike. Spekulimet e klerikëve. Spekulimet e teoricienëve revizionistë.