spekuloj
SPEKULOJ jokal.
- 1. Nxjerr fitime duke blerë mallra me rrugë të parregullta e duke i shitur me çmime më të larta ose fitoj nga blerja e shitja e letrave me vlerë dhe e monedhave duke shfrytëzuar lëkundjet e kursit të shkëmbimit. Spekulonin me drithin (me lëkurët). Spekulonte me aksione (me arin, me valutën e huaj).
- 2. Përpiqem të nxjerr përfitime nga mungesat e nga vështirësitë e dikujt; shfrytëzoj mirëbesimin e dikujt a një tipar tjetër të tij për qëllime jo të mira. Tregtarët (bejlerët) spekulonin me paditurinë e fshatarëve. Spekulon me butësinë (me zemërgjerësinë) e të tjerëve. Kërkonin të spekulonin me demokracinë tonë.
- 3. fig. E përdor diçka sipas qëllimeve a synimeve të mia, duke shtrembëruar faktet dhe të vërtetën.