SPICË f.

  • 1. Ashkël druri e hollë e me majë, cefël e vogël druri. Spica pishe. Kruaj me spicë. Iu ngul një spicë. I hyri një spicë në gisht (në thua).
  • 2. kryes. fig. Fjalë që thuhen për të futur të tjerët në ngatërresa, fitme, kalla. Shtie (fut) spica. Hedh spica. Flet me spica hedh thumba kundër dikujt, përdor fjalë therëse.
  • 3. Secili nga drunjtë që lidhin bucelën me rrethin e rrotës së qerres, të karrocës etj.; rreze. Spicat e rrotës. Iu thye një spicë.
  • 4. vet. Degë të holla për të ndezur zjarrin, karthje. Spica dëllinje. Solli ca spica.
  • 5. përd. mb. Që e ka majën të zgjatur e të hollë, me majë. I mbanin mustaqet spicë.
  • 6. përd. ndajf. Veshur me rroba krejt të reja e duke i mbajtur mirë. Vishet (rri, mbahet) spicë.
  • I kalli spicat dikujt shih te KALL I.