spiunazh
SPIUNAZH m.
- 1. Veprimtaria e organizuar në dëm të një shteti tjetër për të mbledhur të dhëna ose dokumente të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike etj., që ruhen si sekrete shtetërore; veprimtaria e spiunëve. Spiunazh ushtarak (industrial). Rrjetë (qendër) spiunazhi. Akte (veprime) spiunazhi.
- 2. përmb. Rrjeti i spiunëve të një vendi. Spiunazhi amerikan (sovjetik).