sprovoj
SPROVOJ kal.
- 1. Vë në provë dikë a diçka, e provoj në punë a në kushte të ndryshme. Sprovoi armët. Sprovonin kuajt.
- 2. Vuaj a heq një fatkeqësi; kaloj një përvojë; përjetoj. Ka sprovuar shumë gjëra në jetë. Mos e sprovoftë!
- 3. Përpiqem me mënyra të ndryshme t'ia dal mbanë me dikë a me diçka. Sprovoi ta bindte. Sprovoi me të mirë (me fjalë).