sqarues
SQARUES mb.
- 1. Që e bën diçka më të lehtë për t'u kuptuar; që jep shpjegime më të hollësishme a plotësuese për diçka për ta bërë më të qartë. Shënime (shpjegime) sqaruese. Ushtrime sqaruese.
- 2. Që tregon rrugën e drejtë dhe që shërben për t'i bërë të qarta idetë e pikëpamjet; që mënjanon keqkuptimet, mosmarrëveshjet a dyshimet për diçka. Punë (bisedë) sqaruese. Punë politike sqaruese me masat.