SQEP m.

  • 1. Zgjatim i gojës së shpendëve në trajtën e dy pjesëve të brirta, që vijnë zakonisht duke u ngushtuar në majë; qep. Sqep i kthyer (i mprehtë, i sheshtë). Sqepi i pulës (i pëllumbit, i shqiponjës). E çukiti me sqep. I ra me sqep.
  • 2. Cep, skaj. Në sqep të arës. Rri në sqep.
  • 3. Pjesë e skajit me majë a si trekëndësh e një rrobe, e një mbulese etj.; kind, skundill. Sqepat e xhamadanit. Sqepat e jorganit.
  • 4. Pjesë e dalë, e zgjatur e me majë e një vegle, e një pajisjeje. Sqepi i çekanit. Sqepi i vinçit.
  • 5. fig. tall. Goja e njeriut. Mbylle sqepin! S'e hap sqepin.
  • Nuk i ra në sqep edhe poh.
  • a) nuk e hëngri dot, nuk e shijoi dot;
  • b) nuk arriti ta shtinte në dorë a ta bënte të vetën diçka. E ka sqepin të gjatë shih te GJATË (i,e). Ka ulur pak hundën, por ka ngritur sqepin iron. shih tek UL.