sqimë
SQIMË f.
- 1. Veshje me kujdes të madh për të pasur një pamje të hijshme e të zgjedhur; stoli e tepruar në veshje e në paraqitjen e jashtme. I veshur me sqimë. Njeri me sqimë. Me shije e me sqimë.
- 2. Prirje për t'u dukur mbi të tjerët e për të fituar emër e lavdi edhe për gjëra të vogla e pa merita të vërteta; vlerësim i tepruar i vetvetes; mendjemadhësi, fodullëk. Për sqimë e për madhështi. I shtyrë nga sqima. E bën për sqimë.
- 3. vet. ~A, ~AT. Teka, naze. Plot huqe e sqima. I bën sqima gjellës.