stërgjysh
STËRGJYSH m.
- 1.Babai i gjyshit ose i gjyshes. Stergjysh nga babai. U bë stërgjysh.
- 2. vet. Brezat që kanë jetuar para nesh; paraardhësit, të parët e një populli a të një fisi. Luftërat e stërgjyshërve tanë për liri.
- 3. fig. Ai që është në zanafillë të një pune, të një ideje, të një teorie etj.
- Gjysh stërgjyshi (katragjyshi) shih te GJYSH,~I.