STËRHOLLUAR mb.

  • 1. Që është përpunuar a zhvilluar jashtë mase, sa e ka humbur karakterin e natyrshëm, tepër i kërkuar. Shije e stërholluar. Sjellje e stërholluar.
  • 2. Që është plot me hollësira të imëta e të përpunuara, sa është bërë i ngatërruar e tepër i zgjatur. Shprehje të stërholluara. Tregim i stërholluar.
  • 3. Që është i ndërtuar me vegla tepër të imëta dhe që ka funksionim të ndërlikuar. Mekanizëm i stërholluar. Aparate të reja të stërholluara.
  • 4. Që është bërë me dinakëri të hollë, për të fshehur qëllimet e synimet e vërteta. Propagandë e stërholluar. Taktikë e stërholluar.