STËRVIT kal.

  • 1. E bëj të aftë për të kryer një punë nëpërmjet ushtrimeve të rregullta e mësimeve të vazhdueshme; i shtoj shkathtësinë dhe e zhvilloj me ushtrime të vazhdueshme; ushtroj. Stërvitin ushtarët. Stërvitin syrin (trupin). Stërvit gishtat. Stërvit mendjen (kujtesën). Stërvit për mbrojtje (për luftë). E stërvit si ndihmës.
  • 2. sport. Përgatit sportistët për gara a për ndeshje me ushtrime të rregullta. Stërvit skuadrën (atletët, vrapuesit).
  • 3. E mësoj të bëjë diçka me anë të ushtrimeve (për kafshët). Stërvit mëzin. Stërvit zagarin për gjah. Stërvit demin të heqë parmendën. Stërvitin arinjtë për të luajtur në cirk.