STËRVITJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve STËRVIT, STËRVITEM. Stërvitja e duarve (e gishtave). Stërvitja e ushtarëve (e sportistëve). Stërvitja e kuajve (e qenve).
  • 2. sport. Përgatitje e rregullt, e vazhdueshme dhe e shkallëzuar për të fituar aftësi ë shkathtësi në një degë të sportit. Stërvitje gjimnastikore. Stërvitje të rregullta (sistematike, këmbëngulëse). Fushë stërvitjeje. Ka stërvitje. Shkon çdo ditë në stërvitje. Merr pjesë në stërvitje.
  • 3. usht. Tërësia e mësimeve dhe e ushtrimeve të vazhdueshme e sistematike, që bëhen për të ngritur aftësinë dhe gatishmërinë luftarake. Stërvitje ushtarake. Stërvitje rreshtore (taktike, fushore). Plani i stërvitjes. Bën stërvitje me trupat. Dolën në stërvitje. U kthyen nga stërvitja.