stampë
STAMPË f. spec.
- 1. Kallëp prej metali të fortë me trajtë të caktuar, me anë të të cilit prodhohen në seri vegla, pjesë ose sende të ndryshme me derdhje, me prerje, me shtypje etj. Stampat e çelësave (e lopatave). Bën (përgatit) stampat. I ndërroi stampën.
- 2. bised. Makina e stampimit. E bën me stampë. E futi në stampë.
- 3. Pllakë e hollë metali ose gome, e prerë a e gdhendur në trajtën e një figure, që përdoret për riprodhime mbi letër duke e lyer me bojë.