STANDARD m.

  • 1. Send i përgatitur me përmasa, trajtë e cilësi të caktuara, i cili shërben si gjedhe për mallrat që prodhohen në seri. Standardi shtetëror. Standard ndërkombëtar.
  • 2. Tërësia e kërkesave, e cilësive dhe e karakteristikave, që përcaktohen si të detyrueshme për një lloj prodhimi, për punimet e ndryshme të ndërtimit etj. Standardet shtetërore. Kërkesat e standardit. Prodhim brenda (jashtë) standardit. Ruan (shkel) standardet. U përgjigjet standardeve.
  • 3. fig. Tërësia e kërkesave që paraqiten për diçka, e cila duhet t'i përgjigjet një shkalle të arritur ose një niveli të caktuar; nivel. Standard i lartë (i ulët). Standardi i jetesës niveli që është arritur në jetesën e përditshme, gjendja ekonomike e punonjësve.

STANDARD mb.

  • 1. Që bëhet a që prodhohet në seri sipas një gjedheje me përmasa, trajtë e cilësi të caktuara; që bëhet sipas një tipi a standardi, i njëllojtë me diçka tjetër. Prodhime standarde. Shtëpi banimi standarde.
  • 2. Që shërben si bazë për masat e ndryshme të peshës, të gjatësisë etj. Metri standard. Peshat dhe masat standarde.
  • 3. fig. mospërf. Që bëhet pa mendim krijues, duke ndjekur a duke përsëritur mekanikisht diçka të njohur; i njëllojtë dhe pa diçka të vetën a origjinale. Forma të vjetra, standarde. Deklarata standarde.