STATISTIKË f.

  • 1. vet. nj. Shkenca që studion ndryshimet sasiore në zhvillimin e shoqërisë, të ekonomisë, të kulturës etj., duke mbledhur të dhëna numërore për to, të cilat grupohen e përpunohen me metoda të veçanta. Statistika ekonomike (bujqësore). Statistika matematike. Metoda e statistikës.
  • 2. Tërësia e të dhënave numërore të mbledhura nga një fushë e jetës, e ekonomisë etj. ose për një dukuri dhe të renditura sipas një kriteri të caktuar; lista me këto të dhëna. Statistika demografike. Drejtoria e Statistikës. Të dhënat e statistikës. Mban statistikën. Nxjerr statistikën.