STELË I f.

  • 1. Rrobë e vjetër që i shtrohet qenit për t'u shtrirë, shtrojë për qenin.
  • 2. Kasolle e vogël prej dërrase ku rri qeni. Lidh qenin te stela. I bëri qenit një stelë. Qeni leh atje ku ka stelën. fj.u.
  • 3. fig. mospërf. Banesë ose dhomë fare e vogël dhe e mbajtur keq. Banonte në një stelë.
  • 4. vet. krahin. Shtresat dhe mbulesat e fjetjes.
  • 5. vet. krahin. mospërf. Lecka të vjetra; rroba të grisura e të vjetra. I veshur me stela.
  • 6. Dysheku i samarit, stromë. Lëkura dhe kashta e stelës. Mbushi stelën me kashtë.
  • 7. mospërf. Duhan i keq nga gjethet e dorës së fundit; duhan vjeshtak, batraç.

STELË II f. arkeol.

  • Shtyllëz ose pllakë guri a mermeri me një mbishkrim dhe shpesh e zbukuruar me figura në reliev, që i kushtohej kujtimit të një të vdekuri, një perëndie etj. Stelë varri. Stelë me mbishkrime. Stelë e gjetur në Pojan. Stelë e mesit të shekullit I para erës së re.