sterrë
STERRË mb.
- 1. Shumë i zi; shumë i errët. Natë sterrë. Me leshrat sterrë. U nxi qielli, u bë sterrë.
- 2. Shumë i ngrysur a i zymtë. U bë sterrë në fytyrë.
- 3. fig. Që u ka bërë shumë të këqija të tjerëve ose që u dëshiron të keqen, i zi; i përlyer. E ka ndërgjegjen sterrë. E ka shpirtin sterrë.
- 4. si ndajf. Shumë, fare (për ngjyrën e zezë). Sterrë i zi. I zi sterrë.