stil
STIL m.
- 1. art., let. Tërësia e veçorive themelore ideoartistike, e mjeteve dhe e mënyrave të shprehjes, që bien në sy në krijimtarinë e një shkrimtari, të një artisti, të një rryme a të një epoke dhe që përsëriten pak a shumë në një sërë veprash. Stil romantik. Stil realist. Stili gotik. Stili bizantin. Stili i arkitekturës popullore. Stili i epokës (i kohës) sonë. Stili i Naim Frashërit (i Çajupit, i Migjenit).
- 2. gjuh. Zgjedhja dhe ndërthurja e mjeteve të gjuhës (kryesisht e mjeteve leksikore e sintaksore) në përputhje me kërkesat e një fushe të veprimtarisë, me përmbajtjen ose me metodën artistike dhe me qëllimet e shkrimtarit; shtresimi i mjeteve të gjuhës sipas funksioneve që kryejnë në ligjërim. Stilet gjuhësore (e gjuhës). Stilet funksionale. Stil bisedor (libror, zyrtar, shkencor, publicistik). Stili asnjanës. Stil i lartë. Sistemi i stileve. Stili i plotë i shqiptimit.
- 3. Mënyra si i shpreh mendimet dikush kur flet a kur shkruan. Me stil të thjeshtë (të fryrë). Ka stil të rrjedhshëm (të ngatërruar). Ka të meta stili.
- 4. Tërësia e mënyrave dhe e mjeteve që përdoren në një veprimtari për të arritur një qëllimtë caktuar; mënyra si vepron a si sillet dikush. Stil revolucionar (leninist). Stil luftarak (dinamik). Stil i ri pune. Stili i drejtimit (i udhëheqjes). Metoda dhe stili në punë. E përmirësuan stilin. Kjo është tipike për stilin e tij.
- 5. sport. Mënyra e ushtrimit të lëvizjeve në një lloj të caktuar sporti. Stili i kërcimit (vrapimet). Stilet e notit. Stil i lirë. Stil në ijë (në shpinë). Stil bretkosë (flutur, delfin).
- Në stil të gjerë në përpjesëtime të mëdha; në sasi të madhe; gjerësisht.