STILIZOJ kal.

  • 1. I jap tiparet dalluese të një stili të caktuar; imitoj stilin, veçoritë e gjuhës, të mjeteve shprehëse të një shkrimtari, të një mjedisi a epoke për të arritur një efekt të caktuar.
  • 2. Përpunoj një krijim ose një punim artistik, duke i ruajtur disa tipare themelore a veçori dalluese. Stilizoi një këngë (një valle) popullore. Stilizojnë veshjet popullore (kombëtare).
  • 3. Paraqit diçka në skulpturë ose në pikturë, duke e thjeshtuar si zbukurim.