STIMULOJ kal.

  • 1. Nxit për ta gjallëruar e shtuar një veprimtari duke shtuar mjetet e duke krijuar kushte më të mira; shtyj dikë të punojë më me vrull me anë të stimujve. Stimulon prodhimin (zhvillimin e ekonomisë). Stimulon punën kërkimore (krijuese). Stimulon moralisht (materialisht).
  • 2. biol. Nxit veprimtarinë e një organi; bëj që të rritet e të zhvillohet më mirë e më shpejt një organizëm. Stimulon sistemin nervor. Stimulon rritjen e bimës.