STIMULUES mb.

  • 1. Që bën të shtohet e të gjallërohet veprimtaria e dikujt a e diçkaje; nxitës, shtytës. Masa (mjete) stimuluese. Vendosja e normave stimuluese.
  • 2. biol. Që nxit a përmirëson veprimtarinë e një organi etj.; që shpejton rritjen e zhvillimin. Barna stimuluese. Mjekime stimuluese.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Stimuluesit e veprimtarisë nervore.