struc
STRUC m. zool.
- Shpend me trup të madh, me krahë pak të zhvilluar, me qafë e me këmbë të gjata, që vrapon shpejt dhe që rron në shkretëtira e në stepat e vendeve të nxehta. Pupla struci.
- Bën lojën e strucit libr. përpiqet të fshihet e të shpëtojë nga një rrezik në mënyrë krejt të papërshtatshme; mundohet t'i shmanget së vërtetës pa dobi. Diplomaci e strucit përpjekje për të mbyllur sytë para një çështjeje shqetësuese a të rëndë që e dinë të gjithë ose për të mos mbajtur qëndrim të prerë e të hapur.