STRUGË I f.

  • Mbulesë e leshtë që hidhej krahëve si rrobë ose që përdorej si shtrojë; lloj bërruce e bardhë, që e përdornin barinjtë në disa krahina të Veriut të Shqipërisë. Strugë e bardhë. Struga e Zadrimës. Hodhi (shtroi) strugën.

STRUGË II f.

  • 1. Vend me ujë dhe me shkurre moçalore; vend i ulët, si gropë, që mban ujë edhe gjatë verës.
  • 2. Vijë uji.