studim
STUDIM m.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve STUDIOJ, STUDIOHET. Studim i vazhdueshëm (i hollësishëm). Studimi individual (kolektiv, me grupe). Studimi i kërkesave (i nevojave). E dha çështjen për studim. E morën punën në studim.
- 2. zakon. Veprimtaria kërkimore shkencore në një fushë; punim shkencor rreth një çështjeje. Studim shkencor. Studime letrare (kritike). Studime historike (filologjike). Studime gjeologjike. Studime albanologjike. Studime me vlerë. Studime mbi gjuhën. Studime në lëmin e historisë. Bën studime. Merret me studime. Ka bërë (botoi) një studim të rëndësishëm.
- 3. kryes. Ndjekja rregullisht e një shkolle, kursi etj. dhe përvetësimi i lëndëve të një dege të caktuar. Ka kryer studimet e larta. Ndjek (vazhdon) studimet pa shkëputje nga puna (me korrespondencë).