subjektiv
SUBJEKTIV mb.
- 1. Që ka të bëjë me një njeri të veçantë, si qenie e ndërgjegjshme, që ndien, që provon e që mendon; kund. objektiv. Bota subjektive. Dëshira (mendime) subjektive. Ndijimet subjektive. Gjendja subjektive e të sëmurit.
- 2. spec. Që ka të bëjë me njeriun si subjekt; i subjektit. Faktori subjektiv në histori.
- 3. Që ndodh për shkak të një a të disa njerëzve të veçantë dhe që nuk vjen nga shkaqe madhore e nga rrethana të domosdoshme; kund. objektiv. Pengesa subjektive. Vonesë (mosrealizim) për shkaqe (arsye) subjektive.
- 4. Që niset nga dëshira vetjake dhe jo nga faktet ose nga gjendja e vërtetë, i anshëm; kund. i paanshëm, objektiv. Vlerësim subjektiv. Qëndrim subjektiv.
- Idealizmi subjektiv filoz. shih tek IDEALIZ/ËM,~MI 1.