subjektivizëm
SUBJEKTIVIZËM m.
- 1. Vlerësimi i gjërave duke u nisur nga mendimet e dëshirat vetjake të një njeriu dhe jo nga kushtet reale; qëndrim subjektivist, mungesë e objektivizmit. Subjektivizmi në mendime (në qëndrime, në vlerësime). Shfaqje subjektivizmi. Ra në subjektivizëm. Zgjidhje të mbështetura në subjektivizëm.
- 2. filoz. Idealizmi subjektiv.
- 3. Rrymë e sociologjisë borgjeze, që përpiqet ta shpjegojë zhvillimin e historisë vetëm me zbatimin e vullnetit të njerëzve të shquar dhe që mohon rolin vendimtar të ligjeve objektive, të masave popullore dhe të faktorëve ekonomikë. Subjektivizmi borgjez.