suedez
SUEDEZ m.
- Banor vendës i Suedisë ose ai që e ka prejardhjen nga Suedia.
SUEDEZ mb.
- Që lidhet me Suedinë ose me suedezët, që është karakteristik për Suedinë ose për suedezët, i Suedisë ose i suedezëve; që është krijuar nga suedezët. Gjuha suedeze. Populli suedez. Shkallë suedeze vegël gjimnastikore e përbërë nga disa binarë të vendosur për së gjati shkallë-shkallë, që përdoret për të forcuar trupin me anë të ushtrimeve të posaçme, shpinore.