sukull
SUKULL m.
- 1. Leckë e vjetër e bërë si shuk, që përdoret për të larë e pastruar, për të kapur diçka, për të zënë një vrimë etj. E fshiu (e pastroi) me një sukull. Hoqi enën nga zjarri me një sukull. Zuri vrimat e fuçisë me sukuj. E flaku përdhe si sukull.
- 2. kryes. fig. Rroba të vjetra e të grisura; gjëra pa vlerë e të dobëta. Kishin vetëm ca sukuj.
- 3. Diçka e mbështjellë si lëmsh a e bërë shuk. Sukuj bore flokë të mëdhenj bore. Sukuj hallve.
- 4. Lloj rrjete peshkimi në trajtë hinke të gjatë me disa rrathë druri, që përdoret zakonisht për ngjala. Zënë ngjala me sukull.
- E ka bërë sukull e ka nënshtruar plotësisht dikë dhe e përdor si do vetë; e ka bërë leckë.