SUKULLOJ kal.

  • 1. E mbledh si lëmsh a si shuk, e bëj sukull; e mbështjell dosido. E sukulloi këmishën. E sukulloi me një letër (me një gazetë të vjetër).
  • 2. Rrokullis si lëmsh, duke e ndukur e copëtuar. Qentë po e sukullonin lepurin.
  • 3. fig. Marr nëpër këmbë, nëpërkëmb. Sukullonin më të dobëtit.