sundim
SUNDIM m.
- 1. vet. nj. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SUNDOJ, SUNDOHEM. Sundimi i një vendi. Sundimi i natyrës. Sundimi i vetes (i ndjenjave). Vegël (mjet) sundimi. Lufta për sundim.
- 2. vet. nj. Ushtrimi i pushtetit në një vend, koha sa qëndron në pushtet dikush. Sundimi i sulltanëve. Në vitet e fundit të sundimit.
- 3. Pushteti mbi një vend a popull të nënshtruar; periudha gjatë së cilës një vend a një popull është i pushtuar e nën zgjedhë. Sundimi i huaj. Sundimi kolonial. I mbajnë nën sundim. E flakën (e hodhën tej) sundimin e egër të imperialistëve. U çliruan nga sundimi i huaj me luftë.
- 4. vet. nj. Mbizotërimi i diçkaje në krahasim me të tjerat, pushteti i plotë i diçkaje; shfrytëzimi i diçkaje sipas kërkesave e nevojave të mia. Sundimi i njeriut mbi natyrën. Sundimi i marrëdhënieve kapitaliste në prodhim.